Mbledhjen e komitetit Ekonomik e Social europian, Rama takohet me Von der Leyen dhe Michel: Mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

vovalbania February 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbledhjen e komitetit Ekonomik e Social europian, Rama takohet me Von der Leyen dhe Michel: Mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel me rastin e pjesëmarrjes në Mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.

Ai u takua me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Rama publikoi në Facebook foto me Von der Leyen, të realizuara gjatë takimit.

Ndërohë më parë kryeministri i Shqipërisë u takua presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel me rastin e pjesëmarrjes në Mbledhjen e komitetit Ekonomik dhe Social europian.

Në një postim në platformë n “X”, Michel tregoi se ka diskutuar me Ramën të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Me Edi Ramën, diskutuan rrugën përpara në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën”, shkruan ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE