Si ta kuptoni se makina do të marrë flakë dhe çfarë duhet të bëni!

vovalbania February 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si ta kuptoni se makina do të marrë flakë dhe çfarë duhet të bëni!

Ekzistojnë një sërë faktorësh pse makinat marrin flakë, por arsyeja më e zakonshme mund të jetë një defekt serioz në linjën e karburantit të motorit, kur furnizimi me karburant është i prishur dhe karburanti fillon të rrjedhë në motor. Makinat më të rrezikuara janë ato me motorë me naftë, pasi nafta ndizet vetvetiu edhe në një temperaturë relativisht të ulët, derisa benzina me shumë mundësi thjesht do të avullohet dhe do të duhet një shkëndijë për t’a ndezur.  Shoferët e dinë shumë mirë se edhe benzina mund të ndizet lehtësisht nga një shkarkim i nxehtë.

Automjetet mund të marrin flakë edhe në aksidente të rënda. Ekziston gjithashtu rreziku i instalimit elektrik të gabuar ose dështimeve të tjera mekanike, kur lëngjet e funksionimit rrjedhin, për shembull, në një shkarkim të nxehtë. Si vërehet kur makina do të marrë flakë dhe çfarë duhet të bëni? Nëse vëreni që po del tym poshtë kapakut, ndaloni në një vend të sigurt dhe largohuni menjëherë nga automjeti.

Gjithashtu telefononi menjëherë zjarrfikësit për të shmangur problemet e mëtejshme. Mos rrezikoni të hapni kapakun për të parë se cila pajisje ka marrë flakë pasi do ta ‘ushqeni’ zjarrin me ajër. Kërkimi i burimit të zjarrit ka kuptim vetëm nëse keni në dorë një pajisje për ta shuar zjarrin. Ju rekomandohet ta merrni me vete kudo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE