Majk na prezanton me partneren e re (Foto)

vovalbania February 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Majk na prezanton me partneren e re (Foto)

Ndonëse ka qenë gjithmonë diskret për jetën e tij private, reperi i njohur Majk ka bërë një hap të rëndësishëm në diten e të dashuruarve.

Ai ka konfirmuar se nuk është më beqar, duke zbuluar se është në një marrëdhënie të re.

Ky veprim vjen si një surprizë për fansat e Majkut, të cilët janë të mësuar me privatësinë nga ana e artistit. Megjithatë, për Shën Valentin, ai ka vendosur të ndajë një pamje të rrallë nga jeta e tij personale.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, shihet një vajzë në kuzhinë, duke përgatitur ushqim.

Kjo foto ka sjellë spekulime në lidhje me statusin e reperit, ndërsa shumë njerëz kanë filluar të pyesin se kush është vajza që ka vjedhur zemrën e Majkut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49672 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE