Nuk takoi përfaqësuesit e opozitës gjatë vizitës, Blinken: Kur të kthehem nga darka…

vovalbania February 15, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Nuk takoi përfaqësuesit e opozitës gjatë vizitës, Blinken: Kur të kthehem nga darka…

Sekretari i SHBA, Antony Blinken dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë në një konferencë për mediat pas takimit të tyre në kryeministri.

Blinken u pyet nga gazetarët e pranishëm, se pse gjatë vizitës së tij nuk u takua me pjesëtar të opozitës.

Sekretari amerikan u përgjigj duke thënë se për ditën e sotme ka takuar  mjaftueshëm.

“Unë kam pasur një mundësi të takohem me një sërë njerëzish, përveç atyre që takova që i përkasin politikës. Kam pasur mundësinë që të takohem me personalitete të Reformës në Drejtësi.

Kur të kthehem nga darka do të kem mundësi të takohem me pjesën tjetër.

Sa i përket bazës ajrore, më lejoni të them se Shqipëria ka 15 vite që është bërë anëtare e NATO-s. Kur bëhet fjalë për bazën detare ne do të vazhdojmë të diskutojmë”, tha Blinken.

Gjatë deklaratës, Blinken foli edhe për memorandumin e mirëkuptimin që nënshkroi me homologun e tij Igli Hasani.

“Ne kemi nënshkruar memorandumin e mirëkuptimin që të na ndihmojë për një qasje të përbashkët për dezinformimin. Është e rëndësishme është që demokracitë të kenë mjetet e nevojshme. Janë trefishuar investimet në Shqipëri që nga 2019 dhe kjo do të vazhdojë. Ka potenciale të mëdha për rezervat në energji”, u shpreh ai.

Menjëherë ka reaguar edhe Sali Berisha, nga ballkoni i shtëpisë së tij.

“Por Shqipëria sot është moniste, Edi Rama dhe Linda e Parlamentit preferuan të mbajnë përjashtimin e deputetëve të opozitës, të mos shtyjnë seancën dhe të ftojnë Sekretarin e Shtetit t’i adresojë siç ka qenë tradita që nga viti 1991, fjalët e tyre nga parlamenti shqiptar.

Pra, gjithçka u zhvillua sipas një skenari kryekëput monist.

Deputetëve të parlamentit iu janë mohuar të drejtat kushtetuese.

Kryetari i partisë më të madhe është vendosur në arrest shtëpie vetëm e vetëm pse ka mbrojtur interesin e kombit shqiptar, ka denoncuar me të gjithë fuqinë e tij skandalet, vjedhjet e shekullit të Edi Ramës.

Por me këtë rast, dua të theksoj dy momente. Së pari çdo shqiptar duhet ta dijë se nesër për herë të parë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, në Uashington gjykohet shefi i kundërzbulimit të FBI, në një dosje kriminale të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Dhe e garantoj Edi Ramën se drejtësia vonon, por nuk të harron!

Dhe mos të qeshë buza se s’ka lavdërim, s’ka lëvdatë, se nuk ka asgjë që nuk mund të shpëtojë ty nga verdikti i drejtësisë për aktin madhor korruptiv ndërkombëtar, korruptimin e McGonigalit.

Me këtë rast, i them kryehajdutit të kombit, Edi Rama dhe Erion Veliasë, mos harroni se sot vërtet lavdëroheni, ndërkohë që shqiptarët kanë absolutisht mendime krejt të kundërta. Çdo shqiptar ju di ju për hajdutë.

Mirëpo kujtoni pak Saimir Tahirin, që e çuat në Dhomën Ovale te Obama. Edhe atëherë ju paralajmërova. Drejtësia vonon, por vonon, por nuk harron.

Ju garantoj se fati i tij u pret, se fati i McGonigalit ju pret!

Natyrisht hetimet me grupin e strukturuar kriminal në Skapin e partisë janë të pashpresë”, tha Berisha nga maja e pallatit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE