Pse u largua nga muzika?! Agon Nimani kujton vitet e para si profesor: Nxënësit këndonin hit-et e mia…

vovalbania March 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse u largua nga muzika?! Agon Nimani kujton vitet e para si profesor: Nxënësit këndonin hit-et e mia…

Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, vijnë me një stil shumë personal interviste në “Ku ke humbur?”. I ftuar sot në një intervistë me Jonida Aliçkolli, ishte Agon Nimani, i njohur ndryshe Ice Boy.

Një artist shumë i dashur për publikun, me disa prej këngëve hit akoma edhe sot, Nimani u shpreh për jetën artistike, largimin nga muzika, familjen e shumë të tjera. Por pse u shkëput Nimani nga muzika? Ai u shpreh si më poshtë:

Më ka pëlqyer çdo detaj, por ka qenë një periudhë që duhej të zgjidhja nëse do fokusohesha në karrierë, muzikën e kam parë si të përkohshme. U investova te shkolla, ishte e pamundur t’i bëja të dyja. Pas këngës time hit, e kam ndaluar muzikën dhe vazhdova studimet në multimedia. Pas një kohe, ndryshuan gjërat, fillova të merresha më shumë me gjëra të tjera. Kur jam kthyer nga Anglia, kam aplikuar në dy vende të ndryshme. Nuk doja të shkoja në shkollë, rastësisht më pranuan. Pastaj nisi të më pëlqente shumë. Para se të shkoja mendoja se si do më prisnin studentët. Më ka ndihmuar shumë se nxënësit e shkollës e dinin këngën time. Ata më kanë pritur mirë, sepse mendoje të kesh një person që e ke idhull ta kesh profesor. Kjo më ka dhënë kurajo në vazhdim, pastaj ka nisur të më pëlqejë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48872 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE