Ky pritet të jetë formacioni i Partizanit në derbi!

vovalbania February 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trajneri i Partizanit i ngarkuar emocionalisht pas supersfidës, nuk del në intervistën pas ndeshjes…

Partizani dje në mesditë i vuri “vulën” përgatitjeve për derbin e sotëm ndaj Tiranës në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Gjatë gjithë kësaj jave në kampin e kuq kanë zgjedhur të jenë tërësisht të izoluar, duke evituar praninë e tifozëve apo gazetarëve në stërvitje, teksa edhe deklaratat e zakonshme në mesjavë u ndaluan. Këto masa reflektojnë nevojën për qetësi, por edhe presionin që është krijuar në ajër pas asaj humbjeje ndaj Dinamos.

Dje stërvitja u zhvillua në orën 11:00. Fillimisht gjithçka nisi me një mbledhje të fundit në dhomat e zhveshjes, përpara se të gjithë të zbarkonin në fushë. Në këtë seancë të fundit nuk ishin të pranishëm presidenti Gazment Demi dhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama. Para se të zbarkonin në dhomat e zhveshjes, një pjesë e lojtarëve u shkëputën për të konsumuar kafen e mëngjesit, por edhe për të biseduar. Në fytyrat e tyre reflektohej qetësi, teksa nuk mungonin as batutat. Maget Gueje ka qenë “halli” më i madh për trajnerin Shehi gjatë kësaj jave. Mesfushori ka vuajtur një problem në pjesën e shpatullës, që la për rreth një javë jashtë fushave dhe vuri në dyshim serioz derbin e sotëm. Gjithsesi, shanset më të mëdha janë që senegalezi të jetë në fushë sot ndaj Tiranës. Sakaq, Bintsuka ende nuk është plotësisht i gatshëm, teksa Albers Keko vijon ta ketë të pamundur të veshë këpucë futbolli për shkak të plagës që i është hapur në këmbë.

Dyshimet te “demat” nisin që nga porta, aty ku Hoxha duket më i avantazhuar për të luajtur nga minuta e parë. Trajneri Shehi kërkon lidership dhe kapiteni ofron më shumë se Qirko në këtë aspekt. Në mesfushë Murataj dhe Rrapaj priten titullarë, teksa nëse Maget nuk ia del, Mehmeti thërritet në apel. Në sulm ka plotdyshime, por shanset më të mëdha janë që të kthehet “tridenti” i zakonshëm me Taipin dhe Carën në krahë dhe Skukën në qendër. Ky i fundit është në balotazh me Mbanë, që gjeti golin në sfidën ndaj Dinamos.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE