Merr fund dilema, ja se ku do ta shohim Kylian Mbappen sezonin e ardhshëm…

vovalbania February 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbappe thyen heshtjen, klubi madrilen shfaqet i pakënaqur me veprimin e yllit francez…

E ardhmja e Kylian Mbappe ishte për shumë kohë një mister i madh. PSG bëri çdo gjë të mundur për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në Francë. Nga ana tjetër, ylli francez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur një ditë me Realin e Madridit dhe kta të fundit kanë tentuar disa herë për ta sjellur në kryeqytetin spanjoll, sulmuesin 25 vjeçar. Sulmuesi francez, Kylian Mbappe kishte marrë tashmë oferta nga Paris Saint-Germain dhe Real Madrid. Real Madridi e di se ka një kufi dhe do ta respektojë atë. Klubi mbretëror, krahas kërkimit të suksesit sportiv, vendos si objektiv prioritar mos rrezikimin e të ardhmes ekonomike të institucionit dhe ruajtjen e një rregulli minimal në dhomat e zhveshjes, pra që askush të mos jetë mbi grupin ose të paktën në një situatë që mund të prishë harmoninë e ekipit.

Së fundmi është publikuar lajmi se Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij sezoni kur i skadon kontrata. Mbappe ia ka komunikuar vendimin e tij PSG- së, por kushtet e largimit të tij ende nuk janë rënë dakord plotësisht. Pas përfundimit të situatës pritet një njoftim zyrtar në muajt e ardhshëm, shkruan gazetarët e specializuar David Ornstein dhe Fabrizio Romano. Paga e Mbappes në PSG ishte 200 milionë euro në vit, ndërsa tani klubi francez ka ndryshuar qasje, duke larguar nga skuadra emra të mëdhenj si Lionel Messi , Neymar, Sergio Ramos dhe Marco Verratti brenda 12 muajsh. The Athletic raportoi në fillim të këtij muaji se Mbappe donte një bashkim me Real Madridin pas skadimit të kontratës së tij me PSG, por anëtarët me ndikim të rrethit të 24-vjeçarit kanë mbetur të pa bindur nga oferta e klubit spanjoll. Me kontratën e francezit me PSG që skadon pas 30 qershorit, ata kanë qenë të lirë të diskutojnë kushtet pasi ai është në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes së tij në Francë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49489 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE