Nxitoni për të parë shfaqjet e fundit në kinema të filmit “5 Herë Jo”!

vovalbania February 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nxitoni për të parë shfaqjet e fundit në kinema të filmit “5 Herë Jo”!

Top Channel ka nisur zyrtarisht gjatë 2023 rrugëtimin në sipërmarrjen e tij filmike. Pas suksesit në produksione të mëdha televizive, është koha për të bërë të njëjtën gjë edhe në kinema. Dhe me plot bindjen mund të themi se qëllimi u arrit që në muajt e parë të kësaj eksperience.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë realizuar filmin e tyre të parë “5 Herë Jo”, të cilin njerëzit e kanë përqafuar menjëherë. Ky projekt i ri filmik vijon të shfaqet në çdo kinema. Kurioziteti i njerëzve ka qenë i madh dhe janë drejtuar drejt kinemasë për të ndjekur këtë film të ri. Nën regjinë e Erion Bubullimës dhe me protagonistë Bora Zemanin, Donald Veshaj, Agron Llakaj, Egla Ceno etj, filmi ngjalli të qeshura pa fund.

Tashmë ky rrugëtim kaq i bukur po vjen drejt fundit. Këtë fundjavë, filmi do të ketë shfaqjet e fundit në Cineplexx QTU në Tiranë dhe në kinematë në Kosovë, ku oraret janë të listuara si më poshtë:

Cineplexx QTU – Tiranë

17/02/2o24 – 16:15

18/02/2o24 – 16:15

Cineplexx Prishtina

Deri më datën 21/02/2o24 – 18:30

Cineplexx Prizren

Deri më datën 21/02/2o24 – 20:30

Cinestar – Prishtina Mall

Deri më datën 21/02/2o24 – 17:40 dhe 22:15

Cinemarine – Prizren

Deri më datën 21/02/2o24 – 20:00

Kino Hyrije Hana – Gjakovë

Vazhdon ende në kinema

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49129 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE