Një pjesë e polit verior të diellit është shkëputur, NASA pubikon videon!

vovalbania February 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një pjesë e polit verior të diellit është shkëputur, NASA pubikon videon!

Së fundmi, NASA ka arritur të kap një ngjarje që nuk ka ndodhur më parë dhe ka habitur të gjithë shkencëtarët. Një pjesë e polit verior të diellit është shkëputur prej tij. Një video tregon një filament gjigant të plazmës, ose gazit të elektrizuar, që del nga dielli, ndahet dhe më pas qarkullon si një “vorbull masive polare”.

Ndërsa astronomët janë të habitur, ata spekulojnë se shkëputja ka të bëjë me ndryshimin e fushës magnetike të diellit që ndodh një herë në çdo cikël diellor. Fizikani diellor Scott McIntosh, zëvendësdrejtor në Qendrën Kombëtare për Kërkime Atmosferike në Boulder, Kolorado tha për Space.com se:

Një herë në çdo cikël diellor, gazi formohet në gjerësinë gjeografike 55 gradë dhe fillon të marshojë deri në polet diellore.

Ndërsa astronomët kanë vëzhguar më parë filamentet që shkëputen nga dielli, kjo është hera e parë që qarkullon rajonin në një vorbull. Një shembull ishte në vitin 2015 kur dy fije të gjata të materialit diellor u shkëputën nga dielli dhe shpërthyen në hapësirë.

Rikujtojmë, se NASA ka zbuluar planet për të ndërtuar një raketë me energji bërthamore që mund të shkurtojë kohën e udhëtimit në Mars nga shtatë muaj në vetëm 45 ditë. Raketa mund të përdoret për të transportuar si njerëz ashtu edhe mallra nëpër Sistemin Diellor, duke reduktuar ndjeshëm rreziqet kryesore që lidhen me udhëtimin ndërplanetar, siç është ekspozimi ndaj rrezatimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48971 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE