Liberta Spahiu largohet nga ‘Prive’, ish-banorja e “Big Brother VIP” i zë vendin!

vovalbania February 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Liberta Spahiu largohet nga ‘Prive’, ish-banorja e “Big Brother VIP” i zë vendin!

Moderatorja shumë e dashur nga Kosova, Liberta Spahiu, e identifikuar me emisionin e saj ‘Prive’, ka njoftuar largimin nga programi.

Vendin e saj do ta zërë ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Mbresa Hajrullahu.

Në emisionin e natës së ndrrimit të viteve, Liberta tha se sezoni i ardhshëm i ‘Prive’ do të ketë një ndryshim të rëndësishëm.

Sipas burimeve të brendshme nga “Artistët Shqiptarë”, përzgjedhja e Mbresës vjen pas suksesit të saj si moderatore në edicionin e dytë të emisionit ‘Big Talk’.

Ndërsa Liberta Spahiu ka qenë sinonim me ‘Prive’ për shumë vite, ky kalim i stafetës shënon një kapitull të ri për emisionin. Teksa ende nuk dihet e ardhmja e Libertës në ekran.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51160 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE