Shqiptari Islam Dudaev shkruan historinë dhe merr medaljen e artë në Europianin e Mundjes!

vovalbania February 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqiptari Islam Dudaev shkruan historinë dhe merr medaljen e artë në Europianin e Mundjes!

Islam Dudaev i ka siguruar Shqipërisë medaljen e artë në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

Mundësi i natyralizuar si shqiptar, ka fituar sot në finalen e stilit të lirë deri në 65 kg përballë rusit Gadzhimurad Rashidov. Ky i fundit, i ka bërë shumë rivalitet mundësit çeçen që garon për Shqipërinë. Por në fund, Dudaev ka siguruar një triumf historik me rezultatin 2-1, që i ka dhënë atij dhe Shqipërisë medaljen e artë në Europianin e Mundjes, duke e konfirmuar edhe këtë të fundit si një nga sportistët më të mirë të kësaj disipline.

Në kualifikuese, Dudaev ka mundur turkun Toprak, 6-3. Më pas, në 1/8 e finaleve eleminoi rumunin Koman, 8-1. Forma e mirë e Dudaev është e dukshme dhe në raundin çerekfinal kur mundi francezin Erzouev 4-0 dhe më pas në gjysmëfinale azerbajxhanasin Rahimzada 3-1. Tanimë e sigurtë është që Dudaev do të jetë në podiumin e medaljeve.

E artë, apo e argjendtë, por do të shënojë të parën medalje për mundjen shqiptare në këtë Europian, ndërsa kështu do të mund të sigurojë dhe normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Kjo pas Zelimkan Abakarov, i cili do të konkurrojë në peshën deri në 61 kilogram, sikurse dhe Shermen Valiev, kjo në peshën deri në 74 kilogram. E mundja shqiptare tanimë me mundësit e natyralizuar kuqezi ka nisur të rreshtojë medaljet ndërkombëtare duke pretenduar që e tillë të jetë dhe në “Paris 2024”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51126 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE