‘Smë mban dot Big-u mua’, Olsi thumbon sërish BBV3

vovalbania February 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olsi po shijon pushimet krah partneres së tij? Detaji që e nxori ‘zbuluar’!

Olsi Bylyku është komentuar jo pak për reagimet e tij pas daljes së papritur nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Në ditën pasardhëse, aktori vendosi të heqë nga ndjekësit në Instagram produksionin e BBV, si dhe refuzoi të paraqitej në “Fan Club”.

Këto veprime na lanë të kuptojmë se është krijuar një hatërmbetje nga ana e tij kundrejt produksionit.

E ditën e sotme Olsi është ngacmuar nga ndjekësit nëpër komente.

Në një postim të tij, dikush ka shkruar në mënyrë ironike: “Ky që do mbante Bigun në ajër”, ndërsa Olsi ia ka kthyer: “Unë e mbaj, po s’më mban dot  Big-u”.

Më pas, ka qenë një tjetër komentues që ka replikuar: “Normal se ishe futur për të bërë reklama sponsorave e për të fjetur gjumë ti”.

Olsi nuk e kurseu sërish një përgjigje tek shkroi: “Ka kosto me më pa ti, duke flejt gjumë unë!”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE