Vllaznia mund Egnatian dhe feston në mënyrën më të mirë të mundshme 105-vjetorin e saj…

vovalbania February 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vllaznia mund Egnatian dhe feston në mënyrën më të mirë të mundshme 105-vjetorin e saj…

Vllaznia ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 105-vjetorin e saj, duke mundur me shifrat 2-1 Egnatian në “Loro Boriçi” dhe të ngjitet përsëri në vendin e dytë në klasifikim. Shkodranët kanë thyer tersin ndaj rrogozhinasve, të cilët nuk i mundnin që në majin e vitit 2022, duke u pozicionuar përsëri në vendin e dytë në klasifikim, 8 pikë pas tyre, me një lojë mjaft të mirë ofensive që i solli golin që në minutat e parë të sfidës kur Balaj tundi rrjetën. Rrogozhinasit u munduan të reagonin dhe barazuan me një supergol të Ndrecës. Por një gjuajtje e fortë e Grudës, i ktheu përsëri shkodranët në avantazh dhe më pas ata u mbrojtën me rregull deri në fund të sfidës, për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin dhe moralin. Trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova u shpreh se kjo ishte një fitore e merituar e shkodranëve dhe tregoi se çfarë nuk shkoi te kjo sfidë për ekipin e tij:

“Mbas ecurisë së mirë që Vllaznia kishte treguar këto 10 javë, e kishim përgatitur si një mini-‘Final 4’. Mendoj se ishte një lojë e menaxhuar mirë nga çunat e mi. Përtej rasteve, mendoj se duhet të konkretizonim më shpejt. Ka luhatje. Lojtarët, përveç Ibrahimoglus dhe Montenegros, duhet të njihen pak më mirë, por unë nuk kam çfarë pres më. Dylis menduam t’i jepnim 45-minutësh sot, që mendoj se ishte pozitive. Falënderoj çunat që po rrinë në stol dhe po pranojnë këtë rotacion. Një është mundësia për të tjerët, por dhe Kupa. Jemi fituesit e Kupës së vjetshme dhe duam të ruajmë titullin. Do jetë një ndeshje e fortë. Laçi ka ndryshuar, por ai është një kompeticion tjetër. Do të jemi vigjilentë dhe do të kemi fokus në maksimum.“

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE