Vrau me thikë fqinjin në Durrës, lihet në burg autori!

vovalbania February 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrau me thikë fqinjin në Durrës, lihet në burg autori!

Vrasja e 14 shkurtit në qytetin e Durrësit, lihet në burg Ilir Koçilja. 35-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe gjykata urdhëroi që t’i bëhet vlerësim.  Koçilja foli në gjykatë e pretendoi se e ndoqën tre vetë për ta rrahur. Ai pranoi krimin:

Kemi patur probleme të vazhdueshme.

Në sallën e gjyqit u shfaq i penduar dhe bëri deklarata që treguan se nuk është i qëndrueshëm mendërisht.

Koçilja vrau me thikë fqinjin, Halil Koka, 46-vjeç pas një sherri banal lidhur me parkimin. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit. Konflikti mes tyre nisi në oborrin e pallatit e më pas u zhvendos disa metra më larg, në rrugë kryesore, përpara shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka” në Durrës.

Pas përplasjes fizike, Koka tentoi që të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori, i cili e goditi dy herë me thikë. Autoambulanca shkoi menjehere në vendngjarje, por për fat të keq, Koka ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital duke mos i mbijetuar plagëve të marra. 35-vjeçari Koçilja arriti të arratisej për tre orë derisa forcat policore “Shqiponja” e prangosën në lagjen numër 11, si dhe i sekuestruan thikën që mbante në xhep.

Po ashtu rezulton se autori ka qenë i dënuar në vitin 2018 për përndjekjen e një shtetaseje dhe u dënua me 4 muaj e 20 ditë burg.  Nga informacionet e siguruara rezulton se jeton i vetëm në Durrës, pasi familjarët i ka në emigracion. Avokati mbrojtës kërkoi masë sigurie “Arrest me burg” me afat dhe të vlerësohet gjendja e tij mendore. Në fund, gjykata vendosi “Arrest me burg, pa afat”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE