Drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politika urojnë 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

vovalbania February 17, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politika urojnë 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Krahas presidentit Begaj, edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti sot Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa u shpreh se “dialogu i lehtësuar nga BE është rruga e vetme drejt paqes”.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është një ngjarje historike jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë kombin shqiptar. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë rezultat i luftës dhe përpjekjeve të popullit të Kosovës, të mbështetura nga aleatët strategjikë të shqiptarëve, SHBA, BE dhe NATO.

Kosova është një prioritet kombëtar i Shqipërisë. Kuvendi, institucionet e vendit dhe gjithë qytetarët janë në krah të popullit dhe institucioneve të Kosovës në përballimin e sfidave të zhvillimit dhe integrimeve euroatlantike, të cilat arrihen në koordinim dhe me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj, SHBA dhe BE.

Shqipëria mbështet integrimin e Kosovës në NATO, anëtarësimin në Këshillin e Europës dhe në Kartën e Adriatikut, A5. Me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, aleatëve strategjik të kombit shqiptar, e ardhmja evropiane e Kosovës është e sigurt. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE, është rruga e vetme drejt paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Kryeministri Edi Rama uroi sot 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Gëzuar Pavarësinë Kosovë!

Kështu shkruan kryeministri në rrjetet sociale, ndërsa ndau një fotografi nga parakalimi i Gardës së Republikës së Kosovës me flamurin kombëtar.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha uroi sot 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës duke u shprehur se “17 shkurti i vitit 2008 është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët që kurorëzon sakrificën shekullore të gjysmës së kombit për liri dhe pavarësi”.

Në këtë ditë të çmuar kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të thellë kombëtare komandantin legjendar të UÇK Adem Jasharin, arkitektin e Pavarësisë presidentin Ibrahim Rugova dhe mijëra bij e bija të Kosovës që sakrifikuan jetën e tyre për në altarin e lirisë së Kosovës.

Jemi krenarë për zhvillimin dhe progresin që Kosova ka arritur në këto 16 vite. Ajo sot ka ende sfida përpara, por jam i bindur se me vendosmërinë, përkushtimin dhe pjekurinë e lidershipit politik të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e partnerëve strategjikë, SHBA, BE, Britanisë së Madhe, do t’ia dalë me sukses për të ndërtuar një shtet të fortë, të zhvilluar dhe të integruar në institucionet ndërkombëtare dhe euroatlantike.

Kjo është një ditë shumë e veçantë edhe për mua personalisht dhe atë pjesë të familjes sime që si mijëra të tjera u dëbuan nga trojet e tyre. Jam i lumtur për çdo ditë që i’a kam dedikuar çështjes së Kosovës dhe falenderoj Zotin që ma ka dhënë mundësinë për ta bërë këtë edhe si një amanet i përcjellë brez pas brezi, sikundër sa të kem forcë dhe mundësi do të jem në krah të Kosovës për të ndihmuar në suksesin e saj. Gëzuar Kosovë e shtrenjtë! Gëzuar shqiptarë kudo në botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48886 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE