I kërkuar në Itali për trafik droge, një 41-vjeçar arrestohet në Kamëz me qëllim ekstradimi!

vovalbania February 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I kërkuar në Itali për trafik droge, një 41-vjeçar arrestohet në Kamëz me qëllim ekstradimi!

Kapja e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, operacion policor në Kamëz, pranga një 41-vjeçari në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në një organizatë që merrej me trafik droge. Me qëllim ekstradimi në vendin fqinj, u arrestua shtetasi Pëllumb Suçi, banues në Kamëz. Mësohet se vitin e kaluar, Gjykata e Perugia-s i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve”, parashikuar nga Kodi Penal italian. “Operacionalja 3” u finalizua në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 3”. Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme policore, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. I kërkuar në Itali, për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, lokalizohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi, 41-vjeçari.

Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 3”.

Gjatë operacionit, në Kamëz, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar P.S, 41 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Perugias, Itali, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE