Shantazhonte 15-vjeçaren në rrjetet sociale, pranga 27-vjeçarit në Tiranë/E mitura paralajmëronte vetëvrasje!

vovalbania February 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shantazhonte 15-vjeçaren në rrjetet sociale, pranga 27-vjeçarit në Tiranë/E mitura paralajmëronte vetëvrasje!

Pranga në Tiranë një 27-vjeçari që në rrjetet sociale shantazhonte dhe ngacmonte seksualisht një 15 vjeçare, duke i kërkuar t’i çonte foto e video intime, si dhe të kryente marrëdhënie seksuale me të. E mitura bëri kallëzim dhe hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi” çuan në arrestimin e shtetasit Bernard Çullhaj. Në rrjetet sociale kishte hapur profile false të vajzës që kërcënonte. Për shkak të presionit të vazhdueshëm, e mitura kishte paralajmëruar se do të vriste veten. Fotot e videot e sekuestruara pritet t’i nënshtrohen një analize hetimore të thellë.

Njoftimi i Policisë Tiranë: 

Parandalohet në kohë rekord, nga Krimi Kibernetik në DVP Tiranë, një ngjarje e rëndë kriminale e ngacmimit seksual në rrjete sociale, të një të miture 15 vjeçe që mund të sillte pasoja të rënda. Vihet në pranga një shtetas.

Zbulohen dy ngjarje të vjetra. Sekuestrohen qindra pamje filmike, foto/video, profile Tik-Tok dhe rrjete të tjera sociale, të cilat do t’i nështrohen një analize të thellë hetimore. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për t’i dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi Benard Çullhaj, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Tre ditë më parë, Gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” duke e lënë pas hekurave “TikTok”-erin Altin Çoku, i akuzuar për shkaktimin e vetëvrasjes së 28-vjeçares, Sibela Abedini në Kamëz, të shtunën e 10 shkurtit. E reja, nënë e një fëmije i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt të një ndërtese.

Çoku akuzohet për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”, pasi shantazhonte viktimën duke i publikuar foto intime. U mësua se e ndjera, disa herë i kishte kërkuar të fshinte foton nga rrjeti social, por 39-vjeçari herë pretendonte se nuk e kishte publikuar ai, por një shok i tij dhe herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE