Parashikimi i motit, 18 shkurt 2024!

vovalbania February 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, 18 shkurt 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë që të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe kjo si rezultat i masave ajrore të thata e relativisht të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në orët e mëngjesit. Po ashtu me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Herët në mëngjes nuk mungoi mjegullina në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 3/20 Diell

Kukës -1/18 Diell

Lezhë 0/20 Diell

Dibër -1/18 Diell

Durrës 3/19 Diell

Tiranë 4/20 Diell

Elbasan 3/21 Diell

Berat 1/21 Diell

Vlorë 6/20 Diell

Korçë -1/15 Diell re

Gjirokastër 0/22 Diell

Sarandë 5/18 Diell

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE