Marrëveshja me Italinë për emigrantët dhe Amnistia Penale, të enjten në Kuvend!

vovalbania February 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Marrëveshja me Italinë për emigrantët dhe Amnistia Penale, të enjten në Kuvend!

Marrëveshja me Italinë për emigrantët dhe Amnistia Penale të enjten për votim në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo u bë e ditur sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të mbledhur nën drejtimin e Bledi Çuçit. Sa i përket marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët që zbarkojnë në brigjet italiane e që do të sistemohen përkohësht në dy qendra në zonën e Lezhës, këto ditë pritet zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe që i hapi rrugë miratimit në Kuvend. Ndërkaq, më 15 shkurt, akordi mori edhe OK-ein e Senatit Italian, çka u prit me duartrokitje në parlament.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend. Në fjalën drejtuar deputetëve të maxhorancës, kryetari i grupit parlamentar, Bledi Çuçi tha se në seancën plenare të ditës së enjtes do të kalojnë për votim dy marrëveshje dhe dy projektligje.

Së pari është marrëveshja në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore dhe së dyti protokolli me Italinë për emigrantët. Pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë.

Dy projektligje të rëndësishme janë gjithashtu Amnistia Penale dhe ai për Zonat e Mbrojtura, të cilat, sipas Çuçit, pritet të miratohen në seancën e kësaj jave.

Projektligjin për Amnistinë Penale, Komisioni për Çështjet Ligjore parashikon që ta kalojë të martën. Do të rakordojmë dhe me opozitën për të bërë 84 votat e nevojshne për miratim.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste kërkoi gjithashtu prezencë të deputetëve në seancë, në mënyrë që projektligjet dhe marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës të mund që të miratohen. Ndërkaq, mbetet të shihen zhvillimet e seancës së 22 shkurtit, me grupet Berisha dhe Bardhi që nuk lejojnë zhvillimin normal të punimeve në vijim të aksionit opozitar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48725 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE