Dy golat e Grecës rikthejnë Elbasanin te suksesi, fiton edhe Kastrioti!

vovalbania October 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy golat e Grecës rikthejnë Elbasanin te suksesi, fiton edhe Kastrioti!

Pas disfatës me Korabin, Elbasani rikthehet te suksesi në Kategorinë e Parë teksa verdheblutë mposhtën me shifrat 2-0, Burrelin.

Skuadrës së drejtuar nga trajneri Nevil Dede i mjaftuan dy golat e Bedri Grecës për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme. Ish-lojtari i Tiranës gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 16-të ndërsa shënoi sërish në fraksionin e dytë në minutën e 58-të.

Elbasani e menaxhoi më së miri avantazhin deri në fundin e takimit dhe pas kësaj ndeshje ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vend të dytë, tre më pak se Bylisi kryesues. Nga ana tjetër, Burreli mbetet me katër pikë në vend të dhjetë.

Në ndeshjen tjetër të Kategorisë së Parë, Kastrioti mposhti minimalisht me rezultatin 1-0, Korabin. Krutanëve i mjaftoi një gol i Joan Çelës në minutën e 54-të teksa pas kësaj fitoreje, Kastrioti ngjitet në kuotën e nëntë pikëve në vend të gjashtë, ndërsa Korabi është me tetë pikë në vend të tetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE