“Flirtonte me të gjitha vajzat në shtëpi”/ Dea Vieri flet për raportin me Romeo Veshajn

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Flirtonte me të gjitha vajzat në shtëpi”/ Dea Vieri flet për raportin me Romeo Veshajn

Ish-banorja e BBVA Dea Vieri ishte e ftuar në një program radiofonik, ku foli rreth eksperiencës së saj të shkurtër.

E eleminuar vetëm pak ditë më parë, Dea përshkruan eksperiencën e “BBV3”, teksa zbulon se pse nuk u lidh me asnjërin prej banorëve.

“Nuk vajta me mendje që do shkoj e do krijoj lidhje që të më mbante gjatë në lojë. Nuk doja të përdorja një lidhje sa për lojë”

U komentua për raportin me Fationin, si e komenton ish-banorja këtë?!

“Unë Fationin e kam mik. Ne nuk e shohim njëri-tjetrin me atë sy. Pastaj me të tjerët, kur nuk ka kimi, nuk ka”.

Një video u bë virale mes saj dhe Romeos, teksa dukeshin shumë të afërt. Dea shprehet si më poshtë.

“Romeo flirtonte me të gjitha vajzat në shtëpi. Ishte thjesht një prekje, kaq.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50318 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE