Dyshime për lidhje të fshehtë sekrete me Naim Murselin, Pacolli zbulon të vërtetën

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dyshime për lidhje të fshehtë sekrete me Naim Murselin, Pacolli zbulon të vërtetën

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar edhe një herë lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt.

Bacolli ka ngritur akuza, pa përmendur emra, se disa njerëz po japin versione të ndryshme për sa i përket motivit të vrasjes  së Liridonës, duke e përfshirë edhe atë në këtë ngjarje. Ai shprehet se është i zhgënjyer, ndërsa shton se këta persona po hapin më shumë plagën e familjes Ademaj.

“Jam shumë i zhgënjyer nga fakti që disa njerëz të pa skrupull, pa asnjë respekt për tragjedinë e ditëve të fundit,  për viktimen dhe njerëz tjerë qe nuk kanë lidheshmeri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka. Kështu, këta njerëz faqezinjë përmes ekranit dhe platformave mediatike  mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta, duke krijuar narrativa të shpikura për njerëzit (që nuk kanë asnjë lidhje me rastin), duke u shkaktuar dhembje atyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre. Këta faqezinjë duhet të përgjigjen para drejtësisë!”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se Naim Murseli ka shërbyer si këshilltar i Pacollit, teksa tashmë akuzohet se ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor, ku fillimisht u raportua se Liridona ndërroi jetë si pasojë e një grabitjeje me armë, por më pas u zbulua se grabitja ishte e inskenuar për të vrarë 33-vjeçaren.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48894 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE