“Mbylle gojën o grua 30 e ca vjeç…”/ Agravon debati mes Rikes dhe Eglës!

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mbylle gojën o grua 30 e ca vjeç…”/ Agravon debati mes Rikes dhe Eglës!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Debate të shumta ka pasur mes tyre, teksa janë ndarë edhe në grupe. Ndërkohë, një nga debatet më të komentuara ka qenë ai mes Rikes dhe Eglës.

Egla: Nuk e di a është vënë re, por Rikja është një personazh që herë pas here ka bezdisur hapësirën ku jetoj. Hera e fundit ishte me Heidin, që i ka hequr Rozën nga duart dhe unë kam ndërhyrë. Rikja gjithashtu ka futur në kthetrat e saj dy vajzat (Vesën dhe Artën). Rikja është një personazh që nuk duhet ta kesh në lagje… I dogji shumë fakti që unë jam konsultuar me gocat. Mbylle gojën o grua 30 e ca vjeç, sa je. E shquajti veten si manipulesja. Rikja duke pasur pak ndryshk, është duke manipuluar gocat.

Rikja: Me Eglën, nga ana ime, mesa di unë kemi pasur një raport të mirë. Unë nuk i kam ngërënë provokimet e saj, deri sa më ka ardhur në majë të hundës. Në momentin që erdhi mbrëmë… Erdhi mbrëmë duke provokuar dhe aty nuk u mbajta më e i thashë që mos të shkojë më te shoqet e mia dhe të hedhë spica. Të them që kanë qenë disa situata që ajo më ka provokuar dhe unë s’kam reaguar. Më vjen keq që kam përdorur atë fjalën, sepse unë kam konsideratë për atë personalitetin e saj të mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49656 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE