“Mburresh se hape këmbët…” / Dalina Buzi ironizon Ilnisën për ‘përplasjet’ me Eglën!

vovalbania March 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mburresh se hape këmbët…” / Dalina Buzi ironizon Ilnisën për ‘përplasjet’ me Eglën!

Debati i fundit i zhvilluar mes Eglës dhe Ilnisës solli mjaft reagime, ku kjo e fundit iu drejtua aktores duke i thënë: “S’ta ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë”.

Një prej atyre që komentoi sjelljen e ashpër të gazetares ishte Dalina Buzi, e cila vitin e kaluar ka qenë një komentuese e rregullt e Big Brother.

Në reagimin e saj, Dalina ironizon qëndrimin e Ilnisës, duke kujtuar se të sjellësh në jetë një fëmijë nuk është arritje, e për më tepër ka shumë nëna të papërgjegjshme atje jashtë.

“Për mua nuk ka sens që ti të mburresh për një gjë që nuk është ndonjë arritje e madhe sepse nuk është e jashtëzakonshme të kesh fëmijë. Nuk është arritje se hape këmbët dhe bëre fëmijë. Arritje është ca zgjedhje bën në jetë, si ja del në kohë të vështira etj. Ç’janë këto shprehje ‘Të ka lënë Zoti kastile pa fëmijë’. Po sa idiotë e të paaftë ka me fëmijë. Po kjo Ilnisa, 30 e ca vjeç, gazetare, mes Tiranës, ç’i ka këto lloj argumentash. E quan dhunti që ka fëmijë dhe atë tjetrën e ka lënë Zoti pa fëmijë. Është shumë budallallëk! Të mburresh se hape këmbët dhe bëre fëmijë!”, tha Dalina.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE