“Protestë me familjarë dhe fëmijë”/ Bardhi para nisjes së tubimit: Presim pjesëmarrje masive!

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Protestë me familjarë dhe fëmijë”/ Bardhi para nisjes së tubimit: Presim pjesëmarrje masive!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se protesta e sotme e thirrur nga Rithemelimi do të jetë masive, por paqësore.

Para nisjes së tubimit, Bardhi tha se pret që protesta të jetë masive, me pjesëmarrje edhe të fëmijëve.

“Pres protestë me pjesëmarrje masive të qyetatareve, protestë paqësore, protestë me fëmijë dhe familjarët e tyre dhe sigurisht mesazhet që do t’i shikoni në shesh”-ishte mesazhi i Bardhit para nisjes së protestës.

“Revoltë të qytetarëve ndaj regjimit” e ka quajtur deputeti demokrat Flamur Noka protestën e thirrur nga Rithemelimi që pritet të nisë pas pak.

Noka përsëriti frazën se kjo protestë edhe kundër ‘regjimit kriminal dhe korruptiv’ të Shqipërisë.

“Është protestë revoltë, revoltë e qytetarëve ndaj regjimit. Skenarët janë revoltë ndaj regjimit më kriminal dhe më korruptiv që ka pasur ndonjëherë Shqipëria”-tha Noka.

Ndërkaq deputetë e PD të udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, kanë dalë nga selia e Rithemelimit dhe po i bashkohen protestuesve para Kryeministrisë.

Ata ndiqen pas edhe nga qytetarë që i janë bashkuar kësaj protestë.

Gjatë marshimit për të mbërritur drejt podiumit të ngritur para Kryeministrisë, dëgjohen thirrje ‘Rama ik’, si dhe zhurma të borive apo hedhje shashkash.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE