Sekretari Blinken postim për vizitën në Shqipëri: Diskutime mbi mbështetjen tonë për luftën antikorrupsion!

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sekretari Blinken postim për vizitën në Shqipëri: Diskutime mbi mbështetjen tonë për luftën antikorrupsion!

Në një postim të fundit në Instagram, Antony Blinken i bën jehonë të parës vizitë në Shqipëri si sekretar amerikan i Shtetit. Blinken thekson se me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama diskutoi mbështetjen e Uashingtonit për rrugëtimin europian të Shqipërisë, si edhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Blinken sjell në vëmendje dhe takimin që pati më 15 shkurt me punonjës të Ambasadës Amerikane në Tiranë, për të cilët vuri në dukje se çdo ditë punojnë mbi prioritete kyçe të politikës së jashtme, përfshirë rivendosjen e mijëra aleatëve afganë. “Ndihma e Shqipërisë në këtë përpjekje mishëron humanizmin dhe traditën e saj të rrënjosur thellë për t’u kujdesur dhe strehuar ata në nevojë”, shkruan sekretari Blinken.

Javën e kaluar zhvillova udhëtimin tim të parë si Sekretar në Shqipëri, një partnere e vjetër e Shteteve të Bashkuara dhe aleate e NATO-s. Në Shqipëri, me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e vendit drejt suksesit në Bashkimin Europian, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Jam takuar edhe me ekipin e ambasadës amerikane në Tiranë që punon çdo ditë në prioritetet kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë rivendosjen e mijëra aleatëve afganë. Ndihma e Shqipërisë në këtë përpjekje mishëron humanizmin dhe traditën e saj të rrënjosur thellë për t’u kujdesur dhe për të strehuar ata në nevojë.

Në të njëjtin postim në Instagram, Blinken flet edhe për takimet në Gjermani me liderë globalë në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencës së Sigurisë në Mynih. Në fokus, mbështetja për Ukrainën, përpjekje për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, si dhe u theksua angazhimi për sigurinë transatlantike.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shton:

Iu bashkova ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Indisë në një forum publik ku adresuam kërcënimet e vazhdueshme ndaj paqes dhe sigurisë globale. Po ashtu, unë dhe kolegët e vendeve të G7-ës dënuam fuqishëm agresionin rus ndaj Ukrainës. Jemi më të fortë dhe më të bashkuar për t’u përballur me sfidat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49060 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE