Shkeli rregulloren e BE-së, Apple rrezikon të gjobitet!

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkeli rregulloren e BE-së, Apple rrezikon të gjobitet!

Apple më shumë mundësi do të përballet me një gjobë prej rreth gjysmë miliardë eurosh në fillim të muajit të ardhshëm pasi ka shkelur rregulloren e Bashkimit Evropian. Gjiganti i teknologjisë ka qenë nën hetim nga zyrtarët evropianë pas ankesave të Spotify. Ankesa u dorëzua pranë rregullatorëve në vitin 2019.

Hetimi kërkoi të zbulonte nëse Apple po i pengonte përdoruesit e saj të mësonin për abonimet që ishin më të lira në faqen e internetit të vetë operatorit. Sipas informacioneve, Apple do t’i thuhet se veprimet e saj janë të paligjshme dhe do të detyrohet të lejojë shërbimet muzikore të informojnë klientët për ofertat më të lira të abonimeve që janë në dispozicion, nga direkt në faqet e tyre të internetit në vend të sistemeve të pagesave të Apple.

Veprimet e gjigantit të teknologjisë do të cilësohen se “kushte të padrejta tregtare” pasi përdor pozicionin e saj të fortë për të bllokuar rivalët e drejtpërdrejtë të Apple Music të saj. Sipas Financial Times, Brukseli do të vendosë një gjobë prej 500 milion€, që do të përfaqësonte një vendim historik kundër Apple pas vitesh ankesash nga kompanitë, shërbimet e të cilave ofrohen përmes aplikacioneve të iPhone.

iOS 18 me Inteligjencë Artificiale mund të jetë përditësimi më i madh nga Apple. Gjatë vitit 2024 pritet që Apple të prezantojë linjën më të re të telefonave, iPhone 16, e cila thuhet të jetë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (Al). Sipas Mark Gurman të rrjetit televiziv Bloomberg, ky përditësim i sistemit operativ mund të jetë më i madhi në historinë e gjigantit teknologjik. Thuhet se karakteristikat gjeneruese të AI ka të ngjarë të jenë pjesë e sistemit operativ iOS 18 i koduar me emrin Crystal.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE