I riu vendos kufjet Vision Pro nga Apple në dasmën e tij, nervozohet nusja!

vovalbania March 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I riu vendos kufjet Vision Pro nga Apple në dasmën e tij, nervozohet nusja!

Inxhinieri i softuerëve Jacob Wright kishte vendosur kufjet Apple Vision Pro gjatë ceremonisë martesore, kundër dëshirës së gruas së tij. Wright punon për firmën Al Runpod dhe përdorimin e teknologjive të reja e ka hobi.

Megjithatë, gruaja e tij Cambree duket se nuk është fanse e madhe e pajisjeve teknologjike e sidomos Vision Pro. Kjo është vënë re edhe nga fotot e shpërndara në internet nga dasma e tyre ku Cambree shfaqet e zemëruar teksa e shikon bashkëshortin me kufje. Ndërkaq, nusja reagoi duke thënë se fotoja që u bë virale e bën të duket më e zemëruar se sa ka qenë në të vërtetë.

Rikujtojmë se Apple deri më tani ka pranuar porosi për 200 mijë njësi të kufjeve Vision Pro në SHBA, përgjatë një periudhe 10-ditore. Kufjet e avancuara me teknologji VR, kanë qenë të disponueshme për t’u porositur online. Lançimi i këtyre kufjeve vjen tetë muaj pasi u prezantuan nga gjiganti teknologjik në konferencën WWDC 2023. Këto kufje, do të sjellin revolucion teknologjik pasi për shumicën mund të jenë teknologji e paeksploruar.

Vision Pro ka të integruar teknologjinë e realitetit virtual dhe realitetit të përzier. Së fundmi disa përdorues të Apple Vision Pro kanë një ankesë për këtë pajisje. Kur vendosim këto pajisje në kokë, ne do të shohim ekranet digjitale para nesh dhe mund të ndërveprojmë me to sikurse me aplikacionet në telefon. Përveç ekranve të ‘padukshme’ për të tjerë, ne gjithashtu përmes pajisjeve mund të shohim botën e jashtme, në mënyrë që të “mos rrëzohemi rrugës”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE