Amnistia kalon nesër në Kuvend, Sefa: Me këtë amendament përfitojnë funksionarët publikë!

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amnistia kalon nesër në Kuvend, Sefa: Me këtë amendament përfitojnë funksionarët publikë!

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa ka reaguar ashpër ndaj ministrit Ulsi Manja sa i përket draftit final të amnistisë, nga ku pritet të përfitojnë 700 të dënuar dhe rreth 2500 persona në shërbim prove.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Sefa shkruan se PD nuk do bëhet kurrë pjesë e këtij pazari të ndyrë dhe kërkon tërheqjen e këtyre ndryshimeve.

“Sot ministri i drejtësisë doli pa u skuqur dhe pa u zverdhur si burracak për të justifikuar vendimin që synon të annistojë të korruptuarit e tyre. Me një akt tinzar ne ditën e fundit të diskutimit ndryshuan projektligjin për amnistinë duke i çuar dhe një mesazh kriminal SPAK dhe Gjykatës, se ata mund të denojnë të korruptuarit, por Edi Rama do ti falë ata. Kjo është kriminale.

Sot ministri anti-SPAK duhet tu tregonte shqiptarëve:

Kush ka kërkuar shfuqizimin e germës c) pika 2 te neni 5?

Kush e ka kërkuar ndryshimin e pikës 3 të nenit 6 ?

Për cilët persona janë kërkuar këto ndryshime?

Pse u ndryshua dje me fshehtësi dhe nuk u diskutua më herët?

Me amendamentet anti-SPAK synohet që çdo i korruptuar, çdo hajdut tenderash publikë, çdo hajdut pronash, çdo zullumqar i kësaj qeverie i dënuar me vendimim të formës së prerë, të përfitojnë ulje denimi 1 vit meshkujt dhe 1.5 vite femrat.

Me këtë amendament  mundësohet që funksionarët publikë të përfitojnë nga ndjekja penale dhe nga hetimet ndaj tyre.

Kjo natyrisht është në vazhdën e përpjekjeve të Edi Rames për të kontrolluar, për ti bërë presion dhe për të demotivuar drejtësinë. PD nuk do bëhet kurrë pjesë e këtij pazari të ndyrë dhe kërkon tërheqjen e këtyre ndryshimeve, përfshirjen në amnisti të të të gjithe atyre qe protestuan kundër kesaj qeverie, për të mbrojtur shtëpitë dhe pronat e tyre”- tha Manja.

Vlen të theksohet se, nesër në Kuvend do të diskutohet dhe hidhet për votim ligji për amnistinë, ndërsa opozita pritet të vazhdojë me të njëjtin skenar, moslejimin e zhvillimit të një seance plenare normale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE