“Kjo është femra jote dhe i them shpirti…”, Ilnisa ‘mollë sherri” mes Romeos dhe Meritonit!

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kjo është femra jote dhe i them shpirti…”, Ilnisa ‘mollë sherri” mes Romeos dhe Meritonit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Romeo dhe Ilnisa kanë debatuar për shkak të situatave të ndryshme të krijuara në shtëpi. Gjatë këtij debati është përfshirë edhe Meritoni, i cili ka kritikuar mënyrën e komunikimit me partneren e tij.

Romeo: Ti e di shumë mirë se me kë po merresh.

Ilnisa: Paske një vetësiguri të paparë për veten. Ti e di mirë kë ke përballë, ma thuaj.

Roemo: Unë të thash ti e di mirë se kë ke përballë. Ti tjetër gjë bën, e tjetër gjë thua.

Meritoni: A ka mundësi të mi heqësh këto shpirti, zemra. Vëlla kur jam unë këtu për respekt mos  thuaj.

Romeo: S’ia thash me atë konotacion. Po ia fut kot.

Meritoni: Kur flas më thuaj në sy.

Romeo: Kjo është femra jote dhe i them shpirti zemra në atë konotacion. Aq poshtë më di mua? Nuk ia thash fare në atë kuptim. Je tendencioz keq. Të kam folur shumë mirë dhe ke bërë gjërat për të cilat unë të kam folur. Por do e kuptosh me vonesë.

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, Bardhi është suprizuar nga motra e tij. Pas takimit me Afërditën, ajo është pyetur nëse dëshironte të takonte ndonjë banor tjetër dhe ajo u shpreh se në veçanti jo edhe pse prisnim që ajo të takonte Sarën. Pas përfundimit të spektaklit, Meritoni ka folur me Sarën dhe ka komentuar veprimin që bëri motra e Bardhit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50480 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE