Merret vendimi, porti tregtar i ‘Porto Romanos’ do ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit!

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Merret vendimi, porti tregtar i ‘Porto Romanos’ do ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit!

Ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano do të bëhet me fonde të buxhetit të shtetit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë ku nëpërmjet rishikimit të buxhetit është klasifikuar edhe burimi i financimit të këtij projekti. Në buxhetin fillestar burimi i financimit ishte i paspecifikuar.

Vlera e investimit për ndërtimin e Portit tregtar në Porto Romano arrin në mbi 422 milionë euro. Ky ndryshim i burimit të financimit ishte i paralajmëruar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes qeveritare 2-ditore në Shëngjin.

I gjithë projekti për ndërtimin e portit të ri tregtar të Porto Romanos pritet të mbyllet brenda vitit 2026. Kostoja totale e këtij projekti që do të financohet me fonde buxhetore është 43 miliardë lekë.

Vetëm për këtë vit të buxhetin fillestar ishin parashikuar fonde me vlerë 8.5 miliardë lekë. Por me këtë rishikim të bërë, pritet të përcaktohen edhe fondet e reja se si do të shpërndahet financimi i këtij projekti ndër vite.

Porti tregtar po zhvendoset në Porto Romano, për shkak se në Durrës do të ndërtohen porti turistik.

Aktualisht është lidhur kontrata me një grup kompanish për përgatitjen e projektit teknik, ndërkohë që portin e ri do të përpunohen 2 milionë kontejnerë në vit, si dhe planifikohet të priten rreth 1 milionë pasagjerë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE