“Nuk jam pishman për çfarë kam bërë…”/ Graciano Tagani përshkruan eksperiencën e “BBV3”!

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk jam pishman për çfarë kam bërë…”/ Graciano Tagani përshkruan eksperiencën e “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Ndërkohë, në nominim kanë qenë 6 banorë të rrezikuar, teksa Graciano është ai që lë shtëpinë nga nominimi i mbrëmjes së sotme. Ai nuk kishte një biletë kthimi.

Kujtojmë, se të parët që i shpëtuan eleminimit ishin Egla, Ilnisa dhe Romeo. Vlen për t’u përmendur se Graciano ishte i pari për këtë sezon që hapi Kutinë e Pandorës, e cila u bë një tjetër shkak debati, teksa ish-banori çoi direkt në nominim Heidin, Lisin dhe Romeon. Ndërkohë, pas eleminimit, Graciano ka përshkruar ndjesitë e tij.

Unë jam shumë emocional dhe kam bërë veprime emocionale prandaj dola duke mos takuar asnjë. Nuk jam pishman për çfarë kam bërë, unë u futa për të luftuar dhe ky ishte testi më i madh. Ose do të luaja fort për të ecur shumë ose do të dilja në fillim. Nuk jam futur për të shtyrë ditët. Por doja ti dilja ballë çdo situate. E kuptova mirë çfarë banorët po bënin dhe mendova se kisha të drejtë të luftoja me secilin. Kjo nuk ka qenë rruga e duhur dhe ja ku jam, por realisht e shijova shumë këtë gjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48866 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE