Ceremonia e nderimit për Florian Markun, Edi Rama: “Suksesi i Florianit është kuq e zi”!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ceremonia e nderimit për Florian Markun, Edi Rama: “Suksesi i Florianit është kuq e zi”!

Pas Luiza Gegës, në Kryeministri u organizua sot ceremonia e nderimit për boksierin shqiptar Florian Marku, i cili fitoi titullin WBC me shume vështirësi, pas duelit me meksikanin Miguel Parra. Fjalën e tij kryeministri Edi Rama e nisi duke iu përgjigjur kritikëve, pas polemikave të shkaktuara. Rama tha se me Florian Markun po ndodh njësoj si me kampione europiane të Shqipërisë.

Kryeministri theksoi edhe njëherë se Luiza Gega nuk u braktis nga qeveria dhe kjo e fundit nuk u përpoq të përfitonte nga suksesi i saj, pasi u shpall kampione. Ndërkohë, suksesin e Florian Markut, ai e quajti kuq e zi. Rama i dhuroi Markut medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, ndërsa theksoi se sot nuk ka sportistë të braktisur.

U mblodhëm në një kohë të shkurtër dy herë për të celebruar suksesin në sport me një kampione të Europës, Luiza Gegës dhe një kampioni si Floriani. Siç edhe mund ta keni ndjekur suksesi i jashtëzakonshëm i Luiza Gegës krijoi një konsensus të çuditshëm gëzimi të përzier me një ndarje të pakuptueshme në rastin konkret për shkak të politikës. Për arsye të mosarsyes shumëkush nuk e la dot gëzimin pa e përzier me fjalë pa vend, pa lodhje, sipas të cilave Luiza ishte e braktisur, e syrgjynosur madje deri në Kenia për shkak se ka vrapuar vetëm. Për fajin e madh të shtetit, nënkuptohet të qeverisë. Të tjerë u përpoqën të thonë se nderimi që ne i bëmë ishte përpjekje për te marrë pjese në suksesin e saj. Asnjëra nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që Luiza ka vrapuar vetëm, pavarësisht se suksesi është i gjithë i saj. Nuk është e vërtetë që duke nderuar Luizën ne u përpoqëm të përfitojmë nga suksesi i saj. Është më mirë që të bëjmë atë që Luiza na mëson me shembullin e saj të vrapo më shpejt dhe të mos humbim kohë me njerëzit negativë.

Diçka e ngjashme ndodhi me Florianin, duke rifilluar avazin po njësoj. Ndërkohë që ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me atë të qindra e mijërave shqiptarëve, të cilët si fëmijë të vegjël bebe janë marrë përdore nga prindërit në rrugën e emigracionit dhe bëjnë sukses. Suksesi i Florianit është sukses që bën lajm. Suksesi i Florianit është kuq e zi. Po them që në aspektin ceremonial ne e kemi bërë dallimin. Kemi nderuar Luizën me kordonin e madh që është më i larti në shkallën e vlerësimeve. Pas kordonit vjen ylli i mirënjohjes. Ne e hapëm këtë fazë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë për të gjithë ata që do të na sjellin medalje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64366 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE