Blen shtëpi të lirë në fshatin italian por surprizohet kur futet brenda…

vovalbania February 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blen shtëpi të lirë në fshatin italian por surprizohet kur futet brenda…

Saksofonisti nga Chicago, Joshua Shapiro, 48 vjeç, bleu një shtëpi në fshatin italian Latronico, për 22,000 euro pasi lexoi për programet vendore të ripopullimit të zonave të largëta rurale. Shapiro vizitoi fshatin Latronico disa vjet më parë dhe me saksofonin e tij luante në shtëpinë e marrë me qera. Latronico është gati katër orë larg me makinë nga Roma dhe Shapiro pranon se vendndodhja e largët ishte një “arsye madhore” pasi nuk priste kurrë të ishte një vend kaq i izoluar pa lidhje hekurudhore.

Unë nisa të kërkoj të shihja atë që mund të përballoja. Me ndihmën e bashkiakut vendas Vincenzo Castellano, i informova për programin e strehimit dhe bëra zgjedhjen time.

Apartamenti tij është në katin e dytë, rreth 250 metra katrorë dhe ka një ballkon panoramik, por kishte nevojë për punime rinovimi, në të cilat Shapiro ka shpenzuar deri tani 10,000 euro. Por megjthë emocionet e blerjes së shtëpisë së re aventura e tij ka hasur në disa surpriza, teksa iu desh të vendoste dritare të reja, pllaka dhe të mbyllte krisje në muret. Ai thotë se mobiljet e vjetra të shtëpisë ishin të papërdorshme dhe rrjedhimisht hoqi shumicën e tyre.

Nuk prisja të gjeja disa nga gjërat që kishte aty. Krevati ishte aq i vjetër dhe në fillim u kthye në një çështje me pronarët por e zgjidhëm miqësisht.

Shapiro shton se priste që shtëpia të ishte në gjendje më të mirë pasi kishte nevojë për një çati të re dhe kuzhina ishte në ambjent të hapur.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48670 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE