“E kuptove kush më ka rritur mua?!”, Heidi i jep përgjigjen epike Rozës. Produksioni nuk publikon debatin mes vajzave (VIDEO)

vovalbania February 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E kuptove kush më ka rritur mua?!”, Heidi i jep përgjigjen epike Rozës. Produksioni nuk publikon debatin mes vajzave (VIDEO)

Heidi Baci dhe Roza Lati duket që nuk po gjejnë paqe me njëra tjetrën.

Ditën e djeshme vajzat kanë debatuar në kuzhinë ku Roza i ka kujtuar Heidit debatin e pak ditëve më parë, ku ajo i tha që ka pasur një fëmijëri shumë më të mirë se ajo.

Roza iu drejtua Heidit duke thënë se e kishte fjalën që është rritur me dashuri prej saj duke i kujtuar edhe momentin kur ajo u fut në shtëpi.

Heidi nuk e pranoi kete argument, duke theksuar se ajo nuk zgjedh të përdorë dhe as të sulmojë familjarët, por përballet vetëm me personat që ndodhen në shtëpi.

 

Kjo përballje eshte injoruar nga produksioni i cili ka zgjedhur të mos i japë hapësirë debatit mes vajzave, pavarësisht nga kërkesat e panumërta të ndjekësve, të cilët e kanë ndjekur live.

Nga ana tjetër në faqen e BBV, janë publikuar disa video për situata të ndryshme, ku katër prej tyre rrotullohen vetëm rreth lojës hapa dollapa./Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48874 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE