Gazetarja Iva Korumi rikthehet në TAR, zbulon profesionin që ‘i rrëmbeu zemrën’ dhe hoqi dorë nga media!

vovalbania February 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gazetarja Iva Korumi rikthehet në TAR, zbulon profesionin që ‘i rrëmbeu zemrën’ dhe hoqi dorë nga media!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, e ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte gazetarja Iva Korumi.

Iva Korumi, gazetare dhe psikologe klinike në profesion, duket se e ka lënë pas karrierën e saj mediatike. Në një rrëfim të sinqertë për TAR, Iva kujton vitet e para të karrierës.

Unë kam nisur që 17 vjeç. Më pas u shkëputa nga televizioni për të kaluar në radio. Ne atëhere nisëm me promovimin e këngëve të Top Fest.

Mesa duket, ajo po ndjek një tjetër ‘ëndërr’ ku si synim ka të mbrojë të drejtat e fëmijëve me punën e saj.

Më pas ‘u dorëzova’, më erdhi ajo nevoja për ndryshim. Kalova në një mision tjetër, në një organizatë ndërkombëtare, ku prej 11 vjetësh menaxhoj projekte në një organizatë që ka në fokus mirëqënien e fëmijëve.

Sot në “Big Brother Radio”, Iva komentoi fenomenin e “Big Brother Vip”, analizoi banorët dhe u shpreh se si i sheh ajo strategjitë e vip-ave më të përfolur të momentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50150 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE