Nuk do ta besoni sa ka kushtuar! Ronaldo dhe ora e tij luksoze “verbojnë” Instagram-in

vovalbania May 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk do ta besoni sa ka kushtuar! Ronaldo dhe ora e tij luksoze “verbojnë” Instagram-in

Futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo, ka ekspozuar së fundmi orën e tij jashtëzakonisht të shtrenjtë.

Super ylli i futbollit u bë sportisti më i paguar në botë kur u transferua te klubi në Arabinë Saudite në fund të vitit të kaluar.

Ronaldo përfiton 200 milionë euro në vit nga paga dhe aktivitetet komerciale të Al-Nassr. Për këtë arsye, 38-vjeçari nuk heziton aspak që të shpenzojë shuma të mëdha për gjëra luksoze.

Së fundmi, Cristiano ka pozuar me një orë të bukur në rrjetet sociale që ka marrë vëmendjen e fansave.

Nuk do ta besoni sa ka kushtuar! Ronaldo dhe ora e tij luksoze

Në bazë të njoftimit të “The Sun”, është fjala për orën e brendit Jacob & Co, e cila kushton 865.000 euro.

Edhe pse është orë jashtëzakonisht e shtrenjtë, CR7 ka mjaftueshëm para për të bërë shpenzime të tilla, meqenëse për vite të tëra është ndër sportistët më të paguar në planet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49212 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE