Ish-banorja për romancën e Romeos me Heidin: “E dija që do lidhej”

vovalbania February 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-banorja për romancën e Romeos me Heidin: “E dija që do lidhej”

Dje në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-konkurrentja e “BB”, Genta Gjalpi.

Ajo foli për raportet e çifteve aktualë të Big Brother VIP.

Për çiftin Ilnisa-Meriton, ajo tha:

Ilnisa më është dukur më e përfshirë. Tek Meritoni nuk shoh asgjë. Meritoni e ka qejf Ilnisën sa kam qejf unë brokolin.(qesh)

Raporti Sara-Bardhi dhe hyrja e motrës së këngëtarit, si e komenton Genta?

Bardhi i qetë është edhe jashtë, dëgjon shumë dhe flet pak. Lidhja me Sarën më duket si tërhiq e mos e këput. Më pëlqeu qëndrimi i motrës së tij, nuk e uli figurën e Sarës, nuk donte ta takonte për arsyet që i tha qartë por i tha Bardhit ndiq zemrën dhe intuitën tënde.

Eliminimi i Gracianos, si i është dukur Gentës loja e ish-banorit?

Do të doja ta kishte marrë pak më shtruar, do të ishte aty brenda nëse do e kishte marrë.

Romeo-Heidi?

Unë e dija që Romeo do lidhej më dikë që pa nisur Big Brother. Ai nuk rri dot vetëm për një kohë aq të gjatë, nuk më duhet e habitshme. Nuk më duket lidhje që do zgjas shumë. Mendoj se do një femër më të fuqishme nga ana e showbizit, Heidi nuk njihet fare. Ndoshta dhe ka ndryshuar por nuk e mendoj, vesi vdes me shpirtin.(qesh) Heidi është e mirë dhe e bukur por nuk e shoh fare me Romeon. Nuk e vë në dyshim që kanë kimi dhe pëlqehen.

Më pranë finales cilët banorë sheh Genta?

Ledjona, Ilnisa, Romeo, vajzat nga Kosova më pëlqejnë shumë si dhe Roza.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51170 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE