Endrik Beba përshkruan muzikën e preferuar dhe komenton performancat live: Muzika nuk është më si dikur…

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Endrik Beba përshkruan muzikën e preferuar dhe komenton performancat live: Muzika nuk është më si dikur…

Kozeta Kurti, një nga “pioneret” e para të radiove private në Shqipëri, që në fund të viteve ‘90-të, kthehet në Top Albania Radio pas 17 vjetësh me “Back to the Beginning”. Ky format e nisi rrugëtimin edhe në 2020-ën, fiks në të njëjtën periudhë me pandeminë globale “Covid 19”-të, por me sa duket kjo është koha e duhur.

Jo vetëm Kozeta, por edhe të ftuarit e saj do ta kthejnë kohën pas, si çantë shpine, në fillimet e tyre, midis qindra kujtimesh.

Për të kuptuar ku po shkon, kujto nga erdhe.

I ftuar në “Back to the Beginning”, artisti Endrik Beba si dhe ish-banor i “BBV3” kujton hapat e tij të parë në muzikë, flet për eksperiencën në Big Brother dhe përshkruan eksperiencën e prindërimit. Ndër të tjera, Endriku flet për muzikën e tij të preferuar.

E ndjej që muzika e vjetër ishte më lart se kjo tani, ndoshta ka të bëjë mënyra digjitale e regjistrimit që nuk të përcjell shumë emocion. Besoj që muzika e vërtetë ka qenë në vitet ’70, ’80, 90 dhe mendoj se kam ngecur aty… Muzika italiane ka qenë ndër të preferuarat e mia. Ka shumë mesazhe, shumë ëmbëlsi. Ka këngë që të japin rritje mendore dhe emocionale shumë të madhe… Një ndër gjërat më emocionuese kur performon live është transmetimi i emocionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE