Krimi që tronditi Shqipërinë, nuk e vrau vajza babain, kush qëlloi mbi 50-vjeçarin

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krimi që tronditi Shqipërinë, nuk e vrau vajza babain, kush qëlloi mbi 50-vjeçarin

Policia e Durrësit ka dalë në një konferencë urgjente për mediat, pas krimit të rëndë në familje ku u vra 50-vjeçari Pëllumb meta.

Sipas policisë së Durrësit në pranga aktualisht kanë rënë deri tani vajza e 50-vjeçarit, dy djemtë e tij, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë bashkëshortja.

Policia bëri me dije se ka qenë djali i madh ai që ka qëlluar.

“Kishte humbur kontaktet që prej datës 10 shkurt. Me marrjen e kallëzimit, më 17.2.2024 është bërë e mundur gjetja e mjetit që përdorte Pëllumb Meta në Shënavlash. Menjëherë u ngrit grupi hetimor, u hodhën pistat e hetimit, pse ishte zhdukur 50-vjecari. Nga intensiteti i hetimeve kuptuam që nuk kishim të bënim me zhdukje personi, por vrasje në familje. Në 22 shkurt gjetëm edhe trupin e  viktimës i cili ishte i varrosur në ambientet e brendshme të banesës. U krye zhvarrimi i tij, pas ekspertizës u arrit të vërtetohej që viktima është vrarë me armë zjarri. Nga gjithë provat e siguruara nga veprimet hetimore u gjetën provat dhe arrestuam në flagrancë Hysen Metën, Hygerta Metën, të dy fëmijë të viktimës që kanë qenë bashkautorë. Është arrestuar edhe Amarildo Meta i cili me veprimet aktive ka ndihmuar në krim, po hetohet edhe Blerina Meta. Siç e keni parë sot policia ka qenë e fokusuar në vendin e ngjarjes. Rezultoi se vrasja ka ndodhur në ambientet e brendshme të banesës, në një nga dhomat, më pas trupi është varrosur në kasollen që ndodhej aty afër. Gjatë këtyre veprimeve në banesë është gjetur dhe një predhë dhe armës së zjarrit kallashnikov”, tha policia.

Nga dëshmitë e deritanishme familjarët deklarojnë se krimin e kanë kryer pasi babai ishte shumë autoritar dhe se kishte vendosur për fejesën e vajzës 19-vjeccare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49414 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE