Ylli i “Peaky Blinders” Paul Anderson befason me pamjen e tij të re!

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i “Peaky Blinders” Paul Anderson befason me pamjen e tij të re!

Ikona e filmit “Peaky Blinders”, Paul Anderson u shfaq së fundmi me një pamje totalisht larg asaj që ishim mësuar ta shihnim zakonisht në publik. 48 vjeçari, i cili mbante veshur një xhaketë të trashë kishte shkuar në një furrë për të blerë bukë. Vizita e tij në një furrë buke në kryeqytet, vjen pasi ai u deklarua fajtor për posedimin e kokainës dhe amfetaminave pas një seance të Boxing Day në Camden, Londër.

Aktori u gjobit me 1,345 £ muajin e kaluar pasi u paraqit në gjykatën e magjistraturës në Highbury Corner. Aktori, i cili shfaqet së bashku me Cillian Murphy në dramën e famshme të BBC-së, pranoi se kishte drogë të klasit A, si dhe amfetamina të klasës B dhe dy substanca të klasës C me recetë. Burimet thanë se dënimi do ta bëjë të vështirë “ripërtëritjen e rolit” të Arthur Shelby, pavarësisht se ai është një personazh kryesor.

Rikujtojmë, se një vit më parë Paul u fut në telashe pasi u akuzua nga njëri prej kolegëve të serialit të famshëm “Peaky Blinders” për sjellje të pahijshme gjatë xhirimeve të finales së madhe, duke vënë kështu në pikëpyetje rolin e tij. Për të nisi menjëherë një investigim nga organizatorët e BBC, edhe pse vetë aktori mohoi me forcë çdo lloj sjellje të pahijshme nga ana e tij dhe shtoi se beson fort që ky hetim do të nxjerrë në dritë pastërtinë e figurës së tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49433 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE