‘U mbylla në shtëpi’/ Sara rrëfen romancën me boksierin

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘U mbylla në shtëpi’/ Sara rrëfen romancën me boksierin

Sara, e cila tashmë ka krijuar një lidhje me Bardhin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, në një diskutim të fundit me Rozën dhe Meritonin, ka rrëfyer arsyen se pse vendosi t’i japë fund lidhjes me ish-in e saj, boksierin Jurgen Uldedaj.

Me boksierin Sara kishte një raport të lënë pezull në momentin kur hyri në reality show, por që i dha fund për të krijuar një romancë me Bardhin.

Për këtë Sara tha:

“Erdhi një moment kur mendoja, se ai tjetri ka 100 gabime, kurse ky që po njoh tani qenka me të vërtet djalë i mirë. Përfundim s’ka pse të vazhdoj unë me atë, kur mund të rri me këtë djalin që më pëlqen mua shumë”, tha ajo.

Gjatë bisedës u përfshi edhe partneri i saj, Bardhi, i cili theksoi se e mirëkuptonte Sarën.

“Edhe para se të lidheshim, kur ishim miq, Sara më tregoi se një banor mund të futej brenda, dhe ai banor mund të ishte ishi i saj”, deklaroi Bardhi.

Sara ndër të tjera rrëfeu edhe raportin që kishte pasur me ish-in e saj, Jurgen Uldedaj.

“E gjithë lidhja ime ka qenë e dedikuar tek ai. Unë që kishte investuar shumë tek vetja, momentin që unë nisa një lidhje me të, jam mbyllur në shtëpi. Kam lënë punën, kam lënë shkollën. Jam mbyllur në shtëpi 1 vit e tre muaj”, theksoi ajo

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50989 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE