VIDEO virale/ Romeo preket nga Heidi dhe i distancohet

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
VIDEO virale/ Romeo preket nga Heidi dhe i distancohet

Në një ambient si ai i “Big Brother VIP” nuk ka kurrësesi që keqkuptimet të shmangen, duke ditur se janë gjatë gjithë kohës bashkë dhe nën presionin e kamerave apo debateve me njëri-tjetrin.

Këtë herë keqkuptimeve nuk i ka shpëtuar as çifti Heidi-Romeo, të cilët në një video virale, shihen teksa distancohen paksa nga njëri-tjetri.

Romeo është prekur nga e dashura e tij në një moment kur kjo e fundit e ka mbështetur Julin në debatin mes tyre. Kaq ka mjaftuar që aktori të distancohej nga Heidi të cilët në darkë kanë biseduar për t’u sqaruar.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Do më thuash se çfarë ke se e kam fiksim tani. Ma thuaj

Romeo: Dëgjo, nuk dua të ndikoj fare tek ty. Fjalia jote atje, përball Eglës dhe Gazit nuk më pëlqeu fare.

Heidi: Çfarë fjalie thashë?

Romeo: Unë nuk kam ndikuar asnjëherë tek zgjedhjet e tua, tek qëndrimet e tua.

Heidi: E vërtetë, po çfarë thashë?

Romeo: Këtë the: Ju të gjithë, Gazi dhe Romeo dhe shumë të tjerë, sulmuat Julin.

Heidi: Por nuk e kisha aty, doja të flisja me Gazin ashtu

Romeo: Po pra, po të mbrosh atë me emrin tim…

Heidi: Nuk po e mbroj atë me emrin tënd, nuk ishte ashtu

Romeo: Pra të gjithë ata sulmuan Julin. Lëre tani si muhabet

Heidi: E ke seriozisht?

Romeo: Nuk e kam diskutuar kurrë.

Heidi: Nuk kisha ndërmend të përmendja emrin tënd fare gjithësesi. Nuk e kisha seriozisht.

Romeo: Unë po të thërrisja por nuk po më dëgjoje.

Heidi: E ke marrë keq. Nuk e kam bërë në atë kuptim.

Heidi: Ke këtë ide, mbaj këtë ide dhe vazhdo.

Romeo: Ok (largohet Romeo).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE