Arti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i dashur për publikun (Emri+Foto)

vovalbania March 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i dashur për publikun (Emri+Foto)

Aktori dhe artisti i famshëm gjerman Fritz Wepper, i njohur gjithashtu në televizion falë rolit të inspektorit Harry Klein, asistenti i besuar të inspektorit Stephan Derrick (Horst Tappert) të policisë kriminale të Mynihut ka vdekur.

Wepper ishte 82 vjeç dhe vdiq në një shtëpi të moshuarish në Bavari pas komplikimeve nga kanceri.

Lajmin për vdekjen e aktorit, i cili kohë më parë ishte konvertuar në budizëm, është bërë i ditur nga gazeta gjermane ”Bild”, e cila citoi partneren e tij, regjisoren Susanne Kellermann.

Kjo është një tjetër humbje për familjen Wepper, e cila në tetor 2023 u desh të përballej me vdekjen e Elmar, vëllait të vogël të Fritz-it, gjithashtu një aktor, i cili vdiq në moshën 79-vjeçare.

Siç u përmend, Fritz Wepper u bë i famshëm në mbarë botën për pjesëmarrjen e tij në “Inspector Derrick”.

Wepper ishte zgjedhur për pjesën e Harry Klein, ndihmës i besuar i inspektorit Stephan Derrick luajtur nga Horst Tappert, i cili vdiq në 2008.

Arti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i dashur për

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE