Ylli i “Oppenheimer” Cillian Murphy nuk ka internet në shtëpi dhe nuk përdor celular!

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i “Oppenheimer” Cillian Murphy nuk ka internet në shtëpi dhe nuk përdor celular!

Personazhi kryesor i filmit Oppenheimer dhe njëherësh aktori më i njohur i ditëve të some, Cillian Murphy jeton një jetë të izoluar dhe nuk i pëlqen teknologjia. Ai jeton në zonën Monkstown të Dublinit, Irlandë me gruan e tij Yvonne McGuinness, me të cilën është martuar që nga viti 2004.

Ata jetojnë në një shtëpi e cila nuk ka internet, për të cilën Cillian shpenzoi 1.7 milion euro. Murphy i shmanget përdorimit të teknologjisë në shtëpinë e tij, pa telefon si dhe pa internet. Producentja e filmit Oppenheimer, Emma Thomas e cila gjithashtu është gruaja e regjisorit Christopher Nolan tregoi për periudhën kur tentoi ta telefononte Murphyn në shtëpi për t’i treguar se e kishte fituar rolin kryesor në film.

Filmi i Christopher Nolan, Oppenheimer që ngërthen ngjarjen e ndërtimit të bombës së parë bërthamore në botë është i nominuar në një sërë kategorish për Oscars këtë vit, përfshirë edhe në kategorinë kryesore.  Murphy që portretizon rolin e kreut të Projektit Manhattan, Robert Oppenheimer, është gjithashtu i nominuar në kategorinë “Aktori më i mirë”. Ky do të ishte një sukses padyshim i madh për Murphyn nëse do ta arrinte të fitonte këtë çmim në Oscars. Aktori irlandez, është aktori më i përfolur i ditëve të sotme dhe famën e tij më të madhe e arritur me rolin e tij si Thomas Shelby në Peaky Blinders.

Së fundmi aktori i njohur në një intervistë ekskluzive për kopertinën e fundit të marsit të revistës GQ ka folur në lidhje me karrierën dhe jetën e tij profesionale dhe jo vetëm. Ai gjithashtu ka zbuluar edhe arsyen se pse nuk pranon të bëjë foto me fansat dhe mbështetësit e tij.

Unë nuk bëj foto. Sapo fillova ta bëja këtë, ndryshoi jetën time. Thjesht mendoj se është më mirë të përshëndes dhe të bëjmë një bisedë të vogël. Unë ua them këtë shumë njerëzve, ju e dini, miqve të mi aktorë, dhe ata janë thjesht si: “Ndihem shumë keq”. Por ju nuk keni nevojë për një regjistrim fotografik të çdo vendi ku keni qenë brenda një dite.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE