Së shpejti një film për luftën në Kosovë nga aktori dhe regjisori i njohur Louis Mandylor!

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Së shpejti një film për luftën në Kosovë nga aktori dhe regjisori i njohur Louis Mandylor!

Aktori dhe regjisor i njohur, Louis Mandylor, i njohur për kontributin e tij në disa filma të famshëm në industrinë e Hollywood-it, po përgatitet për të krijuar një film të ri, me temë luftën në Kosovë. Ideja për këtë projekt, që parashikohet të xhirohet me regjinë e Mandylor, është në fazën e konkretizimit. Aktori dhe regjisori nga Australia, bashkë me ekipin e tij, do të qëndrojnë në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme për të filluar punën përreth këtij filmi, i cili do të trajtojë ngjarjet e luftës në fund të viteve ’90 në këtë rajon.

Kjo nuk është hera e parë që Mandylor merret me historinë shqiptare në botën e filmit. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitin 2019 në filmin “The Brave”, i cili trajtonte ngjarjet në Lazarat. Ndryshe nga “The Brave”, ku Mandylor luan rolin kryesor, ky projekt i ri për luftën në Kosovë do të shënojë një sfidë të re për yllin e Hollywood-it, pasi ai do të marrë përsipër edhe regjinë e filmit. Buxheti për këtë projekt parashikohet të jetë në miliona dollarë. Fansat dhe kritikët e kinematografisë presin me interes për të parë se si do të materializohet kjo përpjekje e re në botën e filmave të Hollywood-it.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48922 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE