Ish-konkurrentja e BBV vihet në siklet nga moderatori gjatë programit, i shfaqet me rrobat e ish-it të saj

vovalbania February 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-konkurrentja e BBV vihet në siklet nga moderatori gjatë programit, i shfaqet me rrobat e ish-it të saj

Bukuroshja nga Gjilani, Vesa Vllasaliu, është bërë subjekt i një shakaje në “Shok Podcast”, ku moderatori Fis Juniku ka sjellë një moment humoristik lidhur me një histori shumë të përfolur nga jeta e Vesës.

Në një promovim të emisionit, Fisi tregoi një surprizë të veçantë për shikuesit duke zbuluar një fanellë të njohur të futbollit. Pamja e tij shkaktoi shaka dhe kureshtje, pasi ai tregoi se bëhej fjalë për fanellën e futbollistit të njohur kosovar, Mërgim Berisha.

Momenti u bë akoma më intrigues kur Vesa, e cila reagoi me një pyetje të mprehtë ndaj moderatorit: “E ke blerë në pazar?”.

Fisi nuk hezitoi dhe iu përgjigj me krenari, “Jo, origjinal e kam”. Ndërsa Vesa shtoi: “Po ku ka more origjinal prej tij?”.

Në këtë moment, Vesa nuk e mbajti veten dhe me një shprehje humoristike thumboi më tej ish-in e saj, Mërgim Berisha.

Historia e tyre e dashurisë ka qenë në fokus të mediave në periudhën kur Vllasaliu ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova, ku ajo rrëfeu se shoqja e ngushtë ia kishte marrë burrin, dhe në rastin konkret Mërgimi e ka lënë atë për shoqen e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49393 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE