Një “bish” si Tesla Cybertruck e cila mund të lëvizë edhe nëpër ujëra të thella…

vovalbania February 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një “bish” si Tesla Cybertruck e cila mund të lëvizë edhe nëpër ujëra të thella…

Së fundmi Tesla Cybertruck po testohet se sa e aftë është të kalojë nëpër ujëra të thella, dhe me sa duket përgjigja rezulton të jetë pozitive. Ky test vjen pas propozimeve të Elon Musk që Cybertruck do të jetë në gjendje të shndërrohet në “varkë” për periudha të shkurtra kohore, gjë që lë të nënkuptohet se rruga e përmbytur nuk do të jetë problem për të.

Gjatë testimeve të cilat janë postuar në kanalin TechRax në Youtube, Tesla ka arritur të bëjë disa kalime në ujëra me thellësi të ndryshme. Megjithatë, testi nuk ishte një sukses i plotë, pasi dy prej pjesëve plastike të saj u zhvendosën nga pozicionet e tyre si pasojë e ujit.

Një prototip i Tesla Cybertruck u pa duke u testuar në ujë, në Gjirin e Meksikës, duke u kujtuar përdoruesve të mediave sociale pretendimet e Elon Musk-ut se kamionçina elektrike ka disa aftësi të papërshkueshme nga uji. Videoja e shkurtër e postuar në Reddit tregon Cybertruckun në një plazh në Port Aransas të Teksasit.

I shpallur për herë të parë në vitin 2019, Cybertruck është produkti i parë i ri i Tesla-s në vite. Tesla fillimisht tha se çmimi i makinës do të fillonte nga 39,900 dollarë, por ka të ngjarë të jetë shumë më i shtrenjtë se kaq për shkak të materialeve të shtrenjta të ndërtimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48871 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE