Arti i grabitur afrikan, “Ariun e Artë” të Berlinales e fiton “Dahomey”!

vovalbania February 25, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Arti i grabitur afrikan, “Ariun e Artë” të Berlinales e fiton “Dahomey”!

Berlinale, triumfon “Dahomey” i regjisores franceze-senegaleze, Mati Diop, për kthimin e artit të grabitur afrikan. Juria vendosi ta vlerësojë me “Ariun e Artë”. Çmimi kryesor iu dha si krijimi më i mirë i Festivalit të Filmit të Berlinit, Berlinale. Hera e dytë që një film dokumentar siguron “Ariun e Artë” të lakmuar të Berlinales.

41-vjeçarja Diop përshkruan rrugëtimin e 26 statujave, nga Franca për në vendin e tyre të origjinës, Benin. Thesaret e artit u grabitën nga Dahomey, i cili tani është Benini, në vitin 1892. Rezulton se në total, rreth 7 mijë vepra arti u vodhën rreth 130 vjet më parë dhe ende sot gjenden në Francë.

Të kthesh do të thotë të bësh drejtësi!

Kështu u shpreh Diop pas marrjes së çmimit.

Filmi dokumentar eksperimental i Diopit magjeps me pasazhe poetike.

Regjisori gjerman Matthias Glasner mori një “Ari të Argjendtë” për skenarin e dramës së tij “Dying” – çmimi i vetëm në konkurs për Gjermaninë. Në film, Glasner trajtoi marrëdhënien e tij komplekse me familjen. 59-vjeçari, fillimisht ishte i shqetësuar se drama mund të ishte shumë personale. Por, ajo preku shumë njerëz. Pas marrjes së çmimit deklaroi:

Ia vlente disi që të hapesh aq shumë sa të hapen edhe të tjerët.

Këtë vit, çmimi i madh i jurisë i Berlinales shkoi në Korenë e Jugut. Juria nderoi shfaqjen e çuditshme “Yeohaengjaui pilyo” (“Nevojat e një udhëtari”) nga regjisori veteran i Koresë së Jugut, Hong Sangsoo me Isabelle Huppert në rolin kryesor.

Rumuno-amerikani Sebastian Stan u shpall aktori më i mirë për interpretimin e tij në tragjikomedinë “A different man”.

Aktorja britanike Emily Watson mori çmimin për interpretimin më të mirë dytësor për rolin e saj në “Small Things Like These”.

Drama irlandeze-belge me yllin e “Oppenheimer”-it, Cillian Murphy hapi Berlinalen e këtij viti.

Francezi Bruno Dumont mori çmimin e Jurisë për parodinë fantastiko-shkencore “L’Empire”.

Nelson Carlos De Los Santos Arias fitoi “Ariun e Argjendtë” për regjisorin më të mirë për “Pepe”, një film eksperimental për një hipopotam të ngordhur në Kolumbi.

Kameramani austriak Martin Gschlacht u nderua për një arritje të jashtëzakonshme artistike. Ai mori çmimin për punën e tij në dramën historike “Des Teufels Bad” (“Banja e Djallit”).

Këtë vit, eventi u shënua veçanërisht nga debatet politike, duke përfshirë ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Regjisori palestinez Basel Adra i bëri thirrje Gjermanisë në skenë, që të ndalojë furnizimin me armë për Izraelin. Adra realizoi dokumentarin “No Other Land” me tre kineastë të tjerë dhe fitoi çmimin e filmit dokumentar për të.

Kolektivi izraelito-palestinez kishte bërë thirrje për një armëpushim në Gaza gjatë premierës së filmit në Berlinale.

“Nuk ka tokë tjetër” ka të bëjë me zhvendosjen e palestinezëve në fshatrat Masafer Yatta, në jug të Hebronit në Bregun Perëndimor. Së bashku me Kanën dhe Venecian, Berlinale është një nga festivalet më të mëdhenj të filmit në botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE