Po peshkonte me vëllanë, 40-vjeçari rrëshqet dhe bie në ujë, polumbarët në kërkim të trupit!

vovalbania February 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po peshkonte me vëllanë, 40-vjeçari rrëshqet dhe bie në ujë, polumbarët në kërkim të trupit!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Porto Romano në Durrës, ku një 40-vjeçar ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe ka rënë në ujë teksa peshkonte, dhe nuk ka mundur të dalë.

Aurel Ndoni po kërkohet në det nga polumbarët e Reneas, në Porto Romano.

40-vjeçari kur ka rrëshqitur në ujë është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Të njoftuar nga vëllai i tyre, Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit. Ndërkohë që nisja e shiut dhe errësira nuk e favorizon kërkimin e trupit,  një grup i posaçëm hetimor  po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. N., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat”, sipas policisë.

Ndërkohë një grup i posaçëm hetimor  po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE